Çfarë do të mësoj fëmija yt gjatë kursit të Pianos?
Teoria e Muzikës
Gjatë kursit fëmija yt do të mësoj gjithçka rreth teorisë së muzikës. Shumë mendojnë që teoria e muzikës është e vështirë por sipas mënyrës sime, fëmija yt do ta ketë shumë të lehtë që ta kuptoj dhe mësoj atë në vetëm pak ditë.
Piano
Fëmija yt do të mesoj të luaj piano dhe të performoj muzikën e tij/saj të preferuar, të zotëroj pozicionimin e duhur të dorës dhe të shndërrohet në një interpretues/e të sigurt vetëm me metodën e Dancing Keys. Me anë të metodës sime të provuar për disa vite tanimë, fëmija yt mund të zhbllokoj potencialin muzikor.
Solfezh
Kursi im do të zhvilloj aftësinë muzikore të fëmijës tënd ku ai/ajo do të mësoj ti dëgjoj notat me vesh, të identifikoj intervalet dhe akordet, këndimin e shkallëve muzikore dhe notave me ritme të ndryshme. (Ushtrime melodike dhe ritmike)
Kush është mësuese Biondina?

Që në moshën 8-vjeçare, ka nisur rrugëtimin për të zotëruar pianon, nën udhëheqjen e instruktorëve të njohur si Shkëlzen Baftiari, Danica Stojanova, Heribert Koch, Hardy Rittner dhe Tilman Krämer.
Ka zhvilluar aftësitë e saj si edukatore në kopshtin "Qendra Rea" në Tetovë, ku gjithashtu ka mbajtur kurse private në piano dhe lëndë të tjera teorike muzikore. Me pasionin e saj për të pasuruar mendjet e reja, ka kryer punë vullnetare, duke formësuar ndërgjegjen kulturore te nxënësit nga mosha 3 deri në 14-vjeçare.
Ka përgatitur fëmijët për festa të ndryshme shqiptare, duke u mësuar atyre këngë tradicionale, valle tradicionale shqiptare, teknika bazike në vizatim dhe recitime poezish nga shkrimtarë të njohur shqiptar. Fokusi saj ka qenë gjithmonë ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë së pasur të artit tradicional shqiptar.
Një nga synimet e saj kryesore ka qenë të krijoj një vlerësim të thellë për trashëgiminë e tyre kulturore në mendjet e të rinjve.
Sot, jeton dhe vepron në Shtutgart të Gjermanisë, ku është e përkushtuar të zhvilloj më tej aftësinë e saj muzikore nën mentorimin e pianistëve të njohur gjermanë.
Aktivitetet e ndryshme dhe puna me nxënësit e mi
Aktivitetet e ndryshme dhe puna me nxënësit e mi
Çka thonë të tjerët për kursin
"Regjistrimi i vajzës sime në mësimet e pianos ka qenë një vendim vërtetë i frytshëm. Përparimi saj dhe pasioni që ka për muzikën më sjell kënaqësi dhe lumturi të madhe.
Biondina jo vetëm që ja ka mësuar Pianon vajzës sime por edhe ja ka rritur vetbesimin, gjë që është shumë e rrëndësishme për personalitetin e fëmijëve.
Me gjithë zemër e rekomandojë kursin me Biondinën për çdo prind që kërkon arsim muzikor cilësor për fëmijën e tij."
- Albulena R. - Shtutgart, Gjermani 2024
"Të mësosh pianon me Biondinën ka qenë një eksperiencë shumë e bukur për mua!
Para se të filloja kursin, kisha shumë zbrastira në teorinë e muzikës si dhe në piano.
Metoda e mësimit, ma bëri gjithçka të qartë dhe tërheqëse. Tani, jo vetëm që mundem të luaj këngët e mia të preferuara, por gjithashtu kam një kuptim të teorisë së muzikës.
Madje mund të këndoj dhe të njoh me siguri në vete, intervalet dhe akordet!"
- Arbesa K. - Freiburg, Gjermani 2023
"Si një nënë, jam shumë e lumtur me sa po arrin djali im në kursin e pianos me Biondinën. Po e shoh të zhvillohet në mënyrë të mrekullueshme, jo vetëm në piano, por edhe si person.
Ai ka filluar të shfaqë më shumë siguri në vetvete dhe ndjenja e turpit i është hequr.
E ndjej veten shumë të kënaqur që e zgjodha këtë kurs për të.
Nese je nje prind që sinqerisht dëshiron të shikosh ndryshim te fëmija yt, Biondina është mësuesja e duhur për një përvojë të mrekullueshme për fëmijën tënd."
- Lumturije B. - Tetovë, Maqedonia e Veriut 2021

Metoda Dancing Keys
Kursi i pianos nuk ka të bëj vetëm me mësimin e pianos por ka të bëj edhe me të kuptuarit e muzikës në tërësi. Në lëndën e Solfezhit (do të ushtrojmë këndimin, të dëgjuarit e tingujve, intervaleve dhe akordeve), do të mësojmë teorinë e muzikës, madje do të përgatitemi edhe për koncert.

Organizimi i aktiviteteve të ndryshme
Gjithashtu me nxënësit organizojm koncerte, manifestime të ndryshme për festat e ndryshme siç janë 7-8 Marsi, festat e nëntorit, festat e fundvitit, etj. Luajm në piano, këndojmë këngët tona të bukura shqiptare, vallëzojm, recitojm etj. Qëllimi i organizimeve është që rinia e cila jeton larg atdheut të ketë më shumë kontakt me gjuhën shqipe, traditat shqiptare, këngët e vallet, si dhe të kenë sa më shumë kontakt me shqiptarët që jetojnë në Shtutgart.
Çka do të përfitoj fëmija yt nga ky kurs?
Me anë të metodës Dancing Keys do të siguroj që mësimet e muzikës të jenë të lehta dhe të përshtatshme për fëmijën tënd. Nëse është hera e parë për fëmijën tënd që fillon të mësoj Pianon ose është tashmë një muzikant i përparuar, unë do ta ndihmoj në rrugën e tij/saj muzikore. Bashkë do të zhvillojmë aftësinë e tij/saj në një ambient argëtues dhe miqësor!
Në kursin Piano me Biondinën fëmija yt do të përfitoj...
Mësime në Piano
Nga mësimi i bazave deri në zotërimin e teknikave të avancuara, do të mësoj gjithçka që fëmija yt duhet të dijë për të luajtur pianon me vetëbesim dhe shprehshmëri. Çdo mësim është projektuar për të përshpejtuar aftësinë muzikore dhe për të ndezur pasionin e fëmijës suaj për muzikën.
Teorinë e Muzikës
Në këtë kurs, fëmija yt do të zbuloj të gjitha sekretet e Teorisë së Muzikës. Nuk ka pse të shqetësohesh nëse është e vështirë apo jo. Sipas metodës sime interaktive, fëmija yt do ta kap shumë lehtë dhe do të bëj progres shumë shpejt. Për vetëm pak orë mësimore do të jet në gjendje të kuptoj dhe të zotëroj teorinë e muzikës.
Solfezh
Këtu fëmija yt do të përparj në aftësitë muzikore duke mësuar të dëgjoj notat me vesh, të njohë intervalet dhe akordet, të këndoj shkallët muzikore dhe të kuptoj notat me ritme të ndryshme. Do të ketë ushtrime të shumta melodike dhe ritmike për të përforcuar aftësitë në këto fusha.
FAQ
Pyetjet më të shpeshta rreth kursit
A mbahet kursi online?
Fatkeqsisht jo! Piano me Biondinën për momentin vepron vetëm në Stuttgart.
A mund të mbaj kurs vetëm në lëndën e Solfezhit?
Sigurisht, unë ofroj edhe kurs vetëm për në lëndën e Solfezhit. Ku do të mësoni këndimin, ritmin, dëgjimin e notave, intervaleve, akordeve dhe do të bëni mbi 5 diktime të ndryshme çdo orë.
Për të interesuarit me prezencë ku mbahet kursi?
Lokacioni është në Bad Canstatt, Stuttgart, për më shumë më kontakto në adresen e emailit apo në numrin tim.
A mund të mbaj kurs vetëm në lëndën e teorisë muzikore?
Ofroj gjithashtu kurse për lëndën e teorisë muzikore. Ku do të mësosh shkrimin e notave, shkallët dhe paralelet e tyre, intervalet - akordet dhe si ndërtohen etj.
Sa minuta zgjat ora?
Një orë mësimore zgjat 45 minuta por unë ofroj disa oferta ku ti mund të më kontaktosh, dhe të marrësh më shumë informacione.
Për cilat mosha është ky kurs?
Kursi është për të gjithë grupmoshat. Kryesisht nga mosha 5 vjeçare e lartë!
Kontakt
Tel: 01727576650
E-mail: pianomebiondinen@gmail.com
Bad Cannstatt, Stuttgart
Të gjitha të drejtat e rezervuara @2024
Adresa
Bad Cannstatt - Stuttgart,
Baden Württemberg Germany
© 2024 - Piano me Biondinën